Liverpooli hedh në tapet edhe Manchester United

Liverpooli nuk di të ndalet në këtë fillim sezoni në Premier League. Djemtë e Roxhers kanë dalë fitues të derbit më të madh anglez ndaj  Manchester United, sfidë e zhvilluar në Anfield dhe që përfundoi me rezultatin 1-0. “The Reds” nuk njohin rezultate të tjera veç fitores, teksa Djajtë erdhën pas një barazimi të vështirë ndaj Chelsea në “Old Trafford”.Liverpooli u shfaq me formacion të fortë në mesfushë me të vetmin sulmues Sturridge, ndërsa United luajti pjesën më të madhe të ndeshjes në sulm.Sfida filloi shumë mirë për vendasit. Pas një harkimi të Steven Gerrard nga këndi, topin e devijuar nga Daniel Agger e shfrytëzoi Daniel Sturridge, i cili lehtë me kokë realizoi në portën e De Geas për 1-0 (4'). Ishte ky goli i tretë i Daniel Sturridge në po aq ndeshje këtë sezon në Premier League. Starti i mrekullueshëm i Liverpoolit vuri shumë në vështirësi djajtë e kuq. United tentonte që me sulme të barazonte. Van Persie ishte pranë golit kur goditja e tij akbrobatike përfundoi mbi portë. United ishte pranë barazimit kur pas një aksioni të mirë, një lojtarë i Liverpoolit preku topin me dorë. Por kjo për gjyqtarin nuk kishte asgjë.Liverpooli kishte një mundësi me Gerrard nga gjuajtja e lirë, që përfundoi në duart e De Geas, por rezultati i pjesës së parë mbeti i pandryshuar. Fraksioni i dytë i lojës i takoi plotësisht Djajve. Presioni u rrit vazhdimisht mbi portën e Mignolet i cili bëri dy-tre ndërhyrje shpëtimtare.Hernandez hyri në fushë për të shtuar rrezikun, një prej gjuatjeve të tij, përfundoi në duart e Mignolet, teksa edhe Van Persie humbi një mundësi të artë, moment ku Liverpooli vetëm po mbronte rezultatin.Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Liverpooli me këtë fitore mban vendin e parë në tabelë me nëntë pikë, tre fitore në tri ndeshjet e para, kurse United ka katër pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon.Me këtë fitore Liverpooli u jep një sinjal kundërshtarëve se mund të garojë për titull dhe është pretendent serioz për vendin e katërt.Arsenali ka fituar derbin londinez ndaj Totenhamit në "Emirates Stadium". Topçinjtë me rezultatin 1-0 më një gol të Zhiroud.Në pjesën e parë të dyja skuadra e nisën mirë duke rrezikuar portat respektive, ndërsa skuadra vendase u tregua më e saktë.Në minutën e 23-të Rosicky e gjeti për mrekulli Walcottin, i cili dërgoi një krosim të ulet drejt Olivier Giroud që mposhti portierin Lloris. Pa përfunduar pjesa e parë, Arsene Wenger u desh që ta zëvendësonte Jack Wilshere me Mathieu Flamini, i cili është rikthyer edhe një herë te Arsenali. Edhe gjysma e dytë shfaqi raste të shumta për të dy rivalët me Topçinjtë që ishin më të rrezikshëm. Deri në fund nuk pati më gola të tjerë. Pas tre javësh, Arsenali numëron gjashtë pikë, dy fitore dhe një humbje, aq sa ka edhe Tottenhami.