Juventus fiton me spektakël, shkëlqen Vidal dhe Bonuçi
Juventusi ka shkatërruar të Shtunën në mbrëmje në "Juventus stadium", ekipin e Lacios me rezultatin e thellë 4-1, duke treguar edhe një herë supermacinë e saj në kampionatin italian dhe duke marrë një tjetër trepikësh këtë javë që e konfirmojnë që tani si favoritja kryesore për titullin në Serie A. Lacio ishte shumë e vogël për të përballuar skuadrën e Antonio Contes, i cili i dha një tjetër "leksion" Lacios së trajnerit Petkoviç.Juventusi tregoi se është skuadra më e fortë italiane dhe e vetmja nga ekipet italiane që mund të pretendojë të fitojë kompeticion europian. Falë një grupi që punon shumë mirë me njëri-tjetrin dhe me një taktikë të qartë dhe efikase, Juventusi mundi të vendosë diktatin e tij që në minutat e para të pjesës së parë të lojës. Arturo Vidal realizoi golin e parë në minutën e 14-të, ndërkohë që në minutën e 26-të i njëjti autor dyfishoi rezultatin duke u dhënë fund aludimeve të Lacios për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Por një shkëndijë për skuadrën nga kryeqyteti erdhi dy minuta pas golit të Juventusit, pasi veterani Miroslav Kloze realizoi golin për lacialët duke rihapur ndeshjen. Por minutat që kaluan nga pjesa e parë panë Juventusin të sulmonte e Lacion pa shumë mundësi të reagojë në mënyrën e duhur në repartin sulmues.Në pjesën e dytë, Juventusi shpërthen duke kërkuar të shënojë të tjerë gola. Malazezi Mirko Vuçiniç, realizoi në minutën e 49-të golin e tretë për "Zonjën e Vjetër", duke e vënë Lacion nën një presion të madh. Si pasojë e nervave të tendosura, Hernanez del me kartonin e kuq, pasi morri kartonin e dytë të verdhë në minutën e 63-të. Në këtë mënyrë, Lacio luajti me 10 lojtarë në 30 minutat e fundit të ndeshjes.