Zyrtare: Gareth Bale është i Realit
Tashmë është zyrtare, transferimi më i madh i këtij afati kalimtar ka ndodhur. Gareth Bale është konfirmuar si futbollist i Real Madridit. Klubi mbretëror më në fund e ka lëshuar deklaratën e shumëpritur se uellsiani do ta vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”. Mirëpo, nuk ka dhënë detaje se sa ka kushtuar blerja e tij.Sipas “El Mundo”, anësori ka kushtuar 91 milionë euro, që do të thotë se Cristiano Ronaldo vazhdon ta mbajë rekordin si transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Bale do të jetë i lidhur me Realin për gjashtë vitet e ardhshme, ndërsa prezantimi i tij zyrtar do të bëhet ditën e Hënë, 2 Shtator ora 13:00. Ai do të mbajë numrin 11.Nga ana tjetër, edhe menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka konfirmuar se 24-vjeçari do ta veshë fanellën e Los Blancos. Trajneri i Spërsave, Daniel Levy, ka thënë se Gareth ishte një futbollisti të cilin nuk kanë dashur ta shesin, sepse e donin për ndërtimin e të ardhmes së klubit, mirëpo kjo duket se ka qenë e pashmangshme.Transferimi i tij është konfirmuar zyrtarisht në faqet zyrtare të të dyja klube. Në faqen zyrtare të Totenham është postuar edhe një deklaratë lamtumire nga ana e Bejl."Unë kam kaluar gjashtë vite shumë të bukura këtu, por tashmë ka ardhur koha të largohem. Dua ti falenderoj të gjithë, presidentin, trajnerin, dhe të gjithë tifozët që kanë qenë të mrekullueshëm. Shpresoj ta kuptojnë që kjo është një mundësi e artë për karrierën time. Totenhami do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe jam i sigurt që ky sezon do jetë i suksesshëm për ta. Tani do të hap një kapitull të ri në jetën time për të luajtur me Realin e Madridit" - tha Bejl.Ndërkohë në faqen zyrtare të galaktikëve, njoftohet se Bejl është lojtari i ri i Realit dhe tregon gjithçka për karrierën te tij. Ai ka shënuar 24 gola në 44 ndeshje në sezonin e fundit me Spërsat.