Flamurtari mund Vllazninë, Teuta e nis mbarë

Superliga e Shqipërisë ka hapur siparin e saj të Shtunën me tre ndeshje të zhvilluara në Shkodër, Krujë dhe në Kavajë. Vëmendja e të gjithëve ishte përqëndruar tek i rikthyeri tashmë në Superligë, Partizani.Skuadra " e kuqe" ka bërë rikthimin më të mirë të mundshëm, në elitën e futbollit shqiptar, duke fituar në Krujë përballë skuadrës vendase të Kastriotit me rezultat të pastër prej 0:2. Golat për skuadrën kryeqytetase i shënuan, Hyshmeri '25 dhe Demiri '52.Në anën tjetër, skuadra e Flamurtarit ka arkëtuar tre pikët e para në transfertën e Shkodrës, duke mposhtur Vllazninë me rezultat minimal 0:1. Vendasit e kanë nisur shumë mirë takimin duke tentuar të zhbllokojnë rezultatin por nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër, miqtë janë më të saktë duke rrezikuar portën e shkodranëve me anë të Gjinit. Në minutën e 27-të ka qenë Kuqi ai që ka zhbllokuar rezultatin duke i dhuruar një fitore tepër të vlefshme skuadrës së Gjokës që pas problemeve të shumta financiare më në fund gjenë një dritë në fund të tunelit.E vetmja skuadër që ka arritur fitore në shtëpi është Teuta që ka mposhtur Bylisin me rezultat 2:1. Vendasit e nisin më mirë ndeshjen duke e dominuar lojën dhe duke qenë disa herë të rrezaikshëm në portën e Rizvanit, ndërsa djemtë e detit vuajnë në mesfushën e tyre. Për të zgjuar miqtë mendon Bekim Kuli, që në fundin e pjesës së parë realizon një eurogol që ja vlen ta shohësh disa herë. Të dyja skuadrat shkojnë me këtë rezultat në pjesën e parë.Në pjesën e dytë, Teuta ishte më e rrezikshme në portën e Bylisit dhe aksionet e tyre dhanë rezultat, së pari shënoi Ahmataj në minutën e 70-të, ndërsa qershia mbi tortë si gjithmonë është golashënuesi Daniel Xhafa që shënon golin e tretë në minutën e 84-të.