Inter fiton dhe kërcënon Juven
Interi i ka shpallur luftë Juventusit përpara derbit, pasi e ka paralajmëruar me një fitore bindëse me rezultatin 3-0 ndaj Catanias në Sicili.Puna e Mazzarrit po merr frytet që në ndeshjet e para, ndërsa tekniku italian vendosi formacionin më të mirë të mundshëm në lojë, i cili rezultoi produktiv.Pas një depërtimi fenomenal nga krahu, Jonathan lëshoi një top të ulët në zonë për Palacion, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte (19'). Dominimi i Interit vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Nagatomo me anë të një goditje preçize arriti që të shënojë 2-0 pas 56 minutash lojë, për të vendosur pothuajse gjithçka, pasi Interi u tregua shumë i ekulibruar. Rezultatin final për 3-0 e vuri Ricky Alvarez, po ashtu me një gol të bukur (80').Nga ana tjetër edhe Fiorentina fitoi bindshëm. Skuadra e Montelës nuk di të ndalet duke treguar një formë të shkëlqyer.Për Fiorentinën shkëlqeu Rosi dhe Gomez që shënuan nga dy gola në fitoren 5-2 ndaj Xhenoas. Pas dy ndeshjeve Interi dhe Fiorentina janë skuadrat kryesuese në tabelë me nga dy fitore prej dy ndeshjeve, ashtu sikurse Napoli, Roma, dhe Juventusi.Interi e pret Juventusin më 14 Shtator në “Giuseppe Meazza” për derbin më të madh të rivalitetit më të madh në Itali.