Rikthehet Milan, mposht Cagliarin

Milan ka mposhtur me rezultatin 3-1 skuadrën e Cagliarit, në ndeshjen e javës së dytë të Serisë A, të zhvilluar të Dielën në mbrëmje në “San Siro”.Milan ka gjetur edhe fitoren e parë pas humbjes shokuese ndaj Veronas duke fituar bindshëm 3-1.  Serinë e golave e hapi Robinjo që realizoi golin e parë pas një kohe të gjatë agjërimi. Në minutën e 31-të, Phillippe Mexes shënoi golin e dytë për Milanin, ndërsa dy minuta më vonë (33'), Marco Sau ngushtoi diferencën në 2-1. Rezultatin përfundimtar e vulosi Mario Balotelli me golin e tij të minutës së 62-të. Pas javës së dytë, Milan ka grumbulluar 3 pikë, pasi në takimin e parë u mposht nga Verona.Fitore të rëndësishme këtë javë ka koleksionuar edhe Roma e Rudi Garsias. Përballë Veronës, që kishte surprizuar me suksesin 2-1 me Milanin në javën e parë, Roma zhvillon një ndeshje shumë të mirë duke e dominuar gjithë takimin.Në pjesën e parë, verdhekuqtë vuajnë gjetjen e rrjetës por jo krijimin e rasteve. Në të dytën, në minutën e 57-të, Maikon me bashkëpunimin e Cacciatores gjen shënjestrën e duhur për golin e avantazhit.Roma shndërrohet në një ekip të frikshëm dhe Miralem Pjanic arrin të shënojë dhe të dytin në minutën e 59-të. Gol ka shënuar dhe blerja më e fundit, Adem Ljajic, që realizon golin e parë verdhekuq në minutën e 66-të.Rastet megjithatë nuk mungojnë deri në fund, madje dhe nga ana e Veronës që kërkon të paktën golin e flamurit, por rezultati nuk ndryshon me Romën që regjistron fitoren e dytë në po kaq ndeshje për një start perfekt, ashtu si dhe golavarazhi i saj i përgjithshëm, 5-0.