Rosell: Nuk na intereson Reali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 12:46
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, thotë se ai nuk është i shqetësuar nga rivali në krizë, Real Madridi.
Barcelona tani është 11-të pikë para rivalit të hidhur, Realit të Madridit, por Rosell thotë se ata duhet të fokusohen vetëm në qëllimet e tyre.
“Ditën që filloni të shqetësoheni për të tjerët, gjërat që ndodhin te ekipet e tjera, filloni të humbni. Ne duhet të ecim përpara së bashku dhe të punojmë të gjithë së bashku”, ka thënë Rosell.