Barcelona fiton më vështirësi, shkëlqen Messi

Rikthehet Barcelona e dikurshme në La Liga.Në ndeshjen e zhvilluar të Dielën mbrëma në "Mestalla", katalanasit kanë mposhtur Valencian me rezultatin 2-3, duke treguar edhe një lojë të bukur. Heroi i mbrëmjes ishte i përhershmi Leonel Messi që realizoi tre gola.Blaugranët kishin dominim të plotë nga fillimi dhe ishin më të mirët në çdo aspekt, edhe pse Mestalla është terren tradicionalisht i vështirë për katalanasit. Pas 11 minutash lojë, ishte Cesc Fabregas ai që asistoi te Messi, për 1-0. Cesk dhe Messi, dyshja fantastike ua mbyllën gojën kritikëve në minutën e 39-të me një tjetër veprim të bukur për të realizuar golin e dytë.Vetëm dy minuta më vonë u shfaq në skenë Neymar, i cili ia mundësoi Lionel Messit realizimin e hettrikut (41') për 3-0.Dhe, kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përfundojë me tre golat e Messit, por me këtë rezultat nuk u pajtua një portugez. Helder Postiga (45') shënoi së pari për 3-1, para se me një super gol tjetër, përsëri Postiga (45'+3) të realizonte për 3-2 dhe ngritjen e entuziazmit në stadium.Në pjesën e dytë, Barcelona qarkulloi më shumë topin, por Valencia u tregua shumë e rrezikshme, megjithëse rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Barcelona mban ende superioritetin me fitoren e tretë pas tri ndeshjeve në La Liga me 11 gola të shënuar dhe dy të pësuar për të qëndruar në krye të tabelës në La Liga.