Galliani: Allegri i paprekshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 12:34
Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka dhënë një deklaratë për të shprehur besimin e klubit te Massimiliano Allegri.
Sezoni 2012/2013 ka filluar keq për Rossonerët, pasi kanë regjistruar tre humbje në katër ndeshjet e para në Serie A, ndërsa janë përhapur spekulime se e ardhmja e trajnerit është vënë në dyshim.
“Duam të konfirmojmë besimin tonë në Massimiliano Allegrin, si edhe atë të pronarit Silvio Berlusconi”.
“Të dielën skuadra luajti mirë ndaj Udineses edhe pse me nëntë lojtarë në fushë. Kemi zhvilluar vetëm katër ndeshje, është shumë herët për të dhënë konkluzione të gabuara. Duket se fati është kundër nesh”, citon Repubblica.it fjalët e Gallianit.