Kaka dëshiron të largohet

Mesfushori brazilian i Real Madridit, Ricardo Kaka, dëshiron të largohet, pasi është bërë e ditur se ai nuk do të ketë minutazh të mjaftueshëm nën drejtimin e trajnerit Carlo Acelotti.31-vjeçari ka dështuar të tregojë formën që e bëri atë futbollistin më të mirë në botë në vitin 2007, që kur iu bashkua Realit nga Milani në verën e vitit 2009 për një shifër prej 65 milionë euro.Reali ka disa lojtarë para tij në listë, përfshirë Mesut Oezil edhe mesfushorin spanjoll Isco. Kaka shpreson që të ndërrojë skuadër para mbylljes së afatit kalimtar të verës, më 2 shtator."Klubi e di se unë dua të largohem dhe do të pëlqeja që ata të më ndihmojnë të gjejnjë zgjedhje për largimin. Gjërat janë të vështira për mua, ka më pak hapësirë në skuadër. Jam i gatshëm të stërviten çdo ditë dhe të punoj, por kjo nuk do të thotë se jam i lumtur", ka deklaruar Kaka.Largimi i Kakas pritet të komplikohet nga negociatat për pagën e tij, pasi ai është një prej lojtarëve më të paguar në botë, duke fituar më tepër se 10 milionë euro në stinor."Unë nuk mund të shkoj në Brazil, pasi merkatoja atje është mbyllur. Duhet transferohem diku brenda Evropës. Nuk dua të flas për klube, pasi nuk kam asnjë opsion momentalisht", ka thënë Kaka.Kaka ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2015. Në dy ndeshjet e para në La Liga, braziliani nuk u aktivizua fare.Edicionin e kaluar në La Liga ai ka luajtur në 19 ndeshje, shumicën prej tyre në stolin e rezervave, ndërsa ka shënuar tre gola e ka dhënë katër asist.