La Liga, javë e vështirë për Realin dhe Barçën
Java e tretë e Primera Divizione do të jetë një javë prove për dy gjigantët e futbollit spanjoll, Realin e Madridit dhe Barcelonën përballë dy kundërshtarëve me traditë në futbollin iberik. Skuadra e Karlo Ancelotit do të presë në Santiago Bernabeu Atletik Bilbaon, që e ka startuar sezonin me pikë të plota. Por përsëri madrilenët janë ndjeshëm të favorizuar në shtëpinë e dytë, ku lënia e pikëve do të konsiderohej dështim.Për Barcelonën kjo javë do të jetë një provë zjarri ndaj Valencias në "Mestallia". Vendasit do të tentojnë të bëjnë surprizën ndaj skuadrës së Tata Martinos. Mbetet për t'u parë sesi do të reagojnë katalanasit pas barazimit 0-0 në Kamp Nou me Atletikon e Madridit në takimin e kthimit të Superkupës së Spanjës, trofeu që u fitua nga blaugranët falë golit në fushën kundërshtare.Një përballje mjaft interesante parashikohet edhe ajo e Ramon Sanchez Pizhuan mes Sevillas dhe Malagas në derbin andaluzian. Vendasit do të kërkojnë të përfitojnë nga gjendja jo e mirë e ekipit mik që ende nuk ka koleksionuar asnjë pikë pas dy humbjeve radhazi me Valencian dhe Barcelonën, ndërsa Sevilla kërkon të kthehet protagoniste para publikut të saj.Një sfidë spektakolare parashikohet edhe në Anoeta, ku Real Sociedad i entuziazmuar nga hyrja në Champions Ligë, pret Atletikon e Madridit, që pavarësisht se nuk arriti ta ngrinte lart trofeun e Supërkupës së Spanjës, doli me kokën lart nga përplasja e dyfishtë me Barcelonën.