Bundesliga, java e 4

Java e katërt mund të sjellë edhe rotacion nëkrye të tabelës, duke i dhënë fund hegjemonisë prej 37 javësh dominim të Bajernit të Mynihut. Borusia e Dortmundit, Bayer Leverkuzen dhe Mainz janë me pikë të plota dhe kanë mundësinë ideale për të shkuar në kuotën e 9 pikëve, duke lënë pas bavarezët me 7 pikë.Takimi Freiburg - Bayern 1-1, e zhvilluar të mërkurën, i parapriu javës së katër të kampionati gjerman, rezultat ky që e bën më interesante Bundesligën në këtë fillim sezoni. Borusia e Dortmundit do të ketë një transfertë të vështirë me Eintrahtin e Frankfurtit, që pas dy humbjeve të ndeshjet e para të sezonit u ringjall me suksesin 2-0 në fushën e Braunzhvjag. Formacioni i Jurgen Klop ka një mundësi të artë për të lënë pas Pep Guardiolën, që në këtë fillim sezoni e ka shumë të vështirë të vendosë ekulibrat në ekipin e tij.Leverkuzen kërkon gjithashtu pikët e plotë në katër javët e para, teksa do të luajë në Veltins Arena ndaj Shalkes, tashmë e çliruar psikologjikisht pas kualifikimit në fazën e grupeve të Championsit. Aspirinat do kenë një duel të vështirë, pasi Shalke dje është përforcuar edhe me Kevin Princ Boateng që ende nuk është përcaktuar nëse do luajë ose jo.Një start perfekt të Bundesligës synon edhe Mainz, që do ta ketë shumë të vështirë të marrë pikët e plotë në fushën e Hanoverit. Mynshengladbah-Verder, është një tjetër sfidë shumë interesante që premton gola dhe spektakël.