Starton Superliga, Flamurtari sfidon Vllazninë

Sot në orën 17:00 do të ngrejë siparin edhe Superliga shqiptare që do të nisë me tre duele shumë interesante. Në Shkodër, Vllaznia do ta nisë kampionatin në një provë zjarri me Flamurtarin. Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, nuk ka probleme dhe është shumë optimist për sfidën ndaj vlonjatëve. Kështu do të mungojnë vetëm Gocaj dhe Boci, që janë dëmtuar gjatë seancave stërvitore.Canaj pritet të luajë me formacionin 4-5-1: Në portë do të jetë Vujadinoiviç, në mbrojtje do të jenë Beqirim, Rajoviç, Sykaj, Semina. Në mesfushë Ramadani, Bardulla dhe Tafili, ndërsa Hajdari dhe talenti Shtubina do të mbështesin Gjinin që do të jetë i vetëm në sulm.Flamurtari i Gjokës do të udhëtojë në një transfertë të vështirë.Kuqezinjtë do të kërkojnë të rrëmbejnë pikët e para në sezonin e ri. Vlonjatët nuk pritet të kenë probleme sa i përket formacionit. Largimi i madh është Memelli, ndërsa skuadra thuajse është si në sezonin e kaluar. Në portë do të jetë Xhelilaj. Në mbrojtje do të jetë Begaj, Sakaj, Veliu dhe Dushku. Në mesfushë do të jenë Arbri, Kuqi, Lena dhe Mici, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Pepa dhe Shehaj.Në takimin që do ët zhvillohet në "Loror Boriçi" futbollistët do të mbajnë një shirit të zi në krah për nder të Artan Bushatit dhe një minutë heshtje para fillimit të takimit.