Teuta përballet me Bylisin
Sot në fushë do të zbresë edhe skuadra e Teutës në një ndeshje të vështirë në Kavajë. Tekniku i "djemve të detit", Gugash Magani e pret një ndeshje shumë e vështirë por që duhet fituar. Ndërthurja mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj kanë formuar një mozaik të bukur te durrsakët që këtë sezon do të synojnë të përsërisin vitin e kaluar, duke arritur në kupat e Evropës.Në fushë Magani pritet të hedh formacionin 4-4-2. Në portë do te jetë Rizvani, në mbrotje Idrizi, Osmani, Jakupi, De Silva. Në mesfushë Nika, Hodo, Dosti dhe Ahmataj, ndërsa në sulm dp të jenë Mustafaj dhe Xhafaj.Bylisi nga ana tjetër Bylisi duket se ka ndërtuar një ekip më të mirë se sezoni i kaluar dhe do të tentojë të arrije fitoren e parë sezonale ndaj Teutës.Trajneri Emanuel Egbo duket se nuk ka shumë dilema mbi formacionin dhe do të hedhë në fushë formacionin 4-4-2. Në portë Ruçi. Në mbrojtje është Llënga, Shoshi, Ristevski, Idrizi. Në mesfushë do të jenë Kehinde, Gërxho, Kuli dhe Meto, ndërsa në sulm pritet të jenë Foniqi dhe Bakiu. Kjo pritet të jetë prova e së vërtetës për skuadrën ballshiote.