Seria A, javë prove për Juventusin ndaj Lacios
Java e dytë e Serisë A do të nis me duelin mes Kievos dhe Napolit. Skuadra e Rafa Benitezit do të tentojë të marrë një fitore ndaj vendasve në një transfertë që vitet e fundit gjithmonë ka dhuruar surpriza. Në fushë pritet të hidhet edhe Gonzalo Higuain, që duket se nuk ka asnjë problem. Në mbremje do të vije një sfidë spekatakolare.“Juventus Stadium" do të hapë dyert për supersfidën ndaj Lacios. Skuadra e Petkoviç pas humbjes shokuese në superkupë do të tentojë të zhvillojë një tjetër sfidë. Antonio Conte në prag të ndeshjes ka kërkuar që skuadra e tij të jetë e përqendruar dhe të mos bëjë asnjë tolerim, pas sipas tij kjo do të jetë një tjetër sfidë."Bardhekaltrit kanë një skuadër të mirë. Nuk ekziston mes nesh ajo diferencë e madhe që u shfaq në ndeshjen e Superkupës, të cilën e fituam me rezultat të thellë. Do të jetë një sezon i ashpër, plot intriga, dhe do të na duhet të luftojmë fort deri në fund, sikurse kemi bërë gjithmonë".Konte tha gjithashtu se diferencat mes ekipeve të Serisë A janë ngushtuar shumë, pasi të gjitha skuadrat pretendente janë përforcuar me elementë cilësorë. Tekniku i bardhezinjve duket se nuk e ka kapërdirë mirë largimin e Alesandro Matri te rivalët e Milanit."Largimi i Matrit ishte një zgjedhja e dhimbshme, por situata ekonomike në futbollin italian na detyron që të shesim lojtarë. Më duhet ta pranoj që me largimin e tij Juventusi është dobësuar teknikisht dhe kemi përforcuar një rival si Milani. Humbëm një futbollist që gjatë dy viteve të fundit rezultuar golashënuesi ynë më i mirë".Juventus pritet të zbresë sonte me këtë formacion 3-5-2. Në portë është Bufon. Në mbrotje, Kielini, Bonuçi dhe Barzajli. Në mesfushë Pirlo, Vidal, Azamoah, Pogaba dhee Lishtejner, në sulm do ta nisë dyshja Vuçiniç dhe Tevez.Të dyja skuadrat nuk e kanë fituar ende ritmin e 90 minutave në këmbët e tyre, por kjo sfidë do të shërbejë për të ngrohur motorët në prag të një sezoni të gjatë. Pika më e dobët për miqtë është reparti i mbrojtjes, ku gjithsesi Lorik Cana rikuperohet në kohë për ta nisur ndeshjen titullar.Formacioni i Lacios pritet të jetë: 4-4-1-1. Në portë Marketi, në mbrotje Radu, Cana, Bavia dhe Kavada. Në mesfushë Lkuliç, Hernanes, Bilia dhe Gonzales, ndërsa Kandreva do të mëbshtesë Klosen e vetëm në sulm.E diela do të vije me 8 përballje të tjera, ku Roma pret Veronan në "Olimpico" në orën 18:00, ndërsa përballjet e tjera ku bien në sy Milan-Cagliari dhe Catania Inter janë planifikuar për në orën 20:45.