Rikthehet Partizani, udhëton në Krujë

Superliga Shqiptare më në fund do të rigjejë një emër të madh Partizanin, pas katër vite vuajtjesh në kategorinë e dytë. Të kuqtë janë të karikuar për të nisur sezonin e ri në mënyrën sa më të mirë të mundshme dhe kanë marrë si premtim nga Presidenti edhe 1 milionë lekë për gjithë skuadrën.Partizani është përforcuar dje edhe me tre blerje të reja Vladimir Buac, Sujleman Hoxha dhe Patrik Bordon, ndërsa dje klubi ka njoftuar policinë pasi ka humbur sulmuesi francez Albert Fataki. Ai mësohet se është larguar në një drejtim të paditur me një person në hotelin ku ishte akomoduar.Demat sot pritet të hedhin në fushë këtë formacion 4-3-3: Në portë do te jetë Hoxha, në mbrojtje Udo, Ibrahimi, Gezim Krasniqi dhe Besnik Krasniqi. Në mesfushë do te jenë Hyshmeri, Femiri dhe Mazrekaj. Në sulm do të jetë treshja Malo, Lala dhe Buac.Kastroti nga ana tjetër është e bindur të fitorja dhe këtë gjë që e ka konfirmuar edhe trajneri Ramadan Shehu. Ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur për formacionin që do të hedhë në fushë, por më shumë mundësi do të jetë më rreshtimin 4-4-1-1- ku në portë do të jetë Lika.Në mbrotje Abraham , Sheta, Xhafa dhe Caca. Në mesfushë Turdio, Daja, Muçollari dhe Sefa ndërsa Karapici do të mbështesë Pemën, që është i vetëm në sulm. Takimi pritet të jetë spektakolar dhe me shumë emocione.