Franck Ribery, "Lojtari i Vitit për UEFA"

Franck Ribery është fituesi i çmimit të futbollistit më të mirë në Europë të dhënë nga UEFA për sezonin 2012-2013 në ceremoninë e posaçme që u zhvillua menjëherë pas hedhjes së shortit të fazës së Grupeve të Champions Ligë.Mesfushori i Bayernit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ishin tre kandidatët potencialë për ta fituar këtë çmim, por në fund fitoi francezi pas votimit live ku morën pjesë gazëtarët përfaqësues të 53 anëtarëve të UEFA-s.Në momentin e marrjes së trofeut nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, Ribery nuk i përmbajti lotët dhe emocionet, ndërsa kërkoi ta ndante këtë sukses individual me shokët e tij të skuadrës."Është një moment i veçantë të jem i pranishëm në këtë mbrëmje. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës te Bayern Munchen, familjen time dhe fëmijët e mi", tha francezi.Në dy edicionet e mëparshme të këtij trofeu triumfuan Lionel Messi në 2011 dhe Andres Iniesta një vit më pas, por dominimi i futbollistëve të Barcelonës u cënua pikërisht nga fracezi Ribery, që në fund të sezonit të kaluar fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League, arritje për të cilat mori votat e mjaftueshme për lënë pas sulmuesin argjentinas dhe Cristiano Ronaldon. Tashmë Riberi mund të konsiderohet si favorite kryesor për të fituar edhe Topin e Artë.