Boateng zyrtarisht te Schalke 04
Skuadra e Milanit ka konfirmuar zyrtarisht se e ka shitur Kevin-Prince Boatengun te skuadra gjermane Schallke. Edhe ekipi nga Bundesliga ka njoftuar se Ganezi tashmë është duke kryer vizitat mjekësore.Boa mund të lerë kuqezinjtë pas katër sezonesh, në një prej të cilëve u shpall edhe kampion i Serie A dhe ku në 100 ndeshje ka shënuar 17 gola.Sipas tabloidit gjerman Bild, Schallke do t'i paguajë Milanit 12 milion euro për Boatengun, kurse ky i fundit do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.Ndërkohë, Milani ka transferuar sulmuesin Alessandro Matrin nga Juventusi për 11 milion euro. Ish sulmuesi i Caglarit pritet që sot të prezantohet nga kuqezinjtë.Skuadra e Milanit, po mundohet që në San Siro ta transferojë edhe Kaka-n, i cili ka shprehur dëshirën që të largohet nga Real Madridi.