Superkupa e Evropës, Chelsea përballë Bayern

Kryeqyteti i Çekisë, Praga, sonte do të jetë dëshmitar i një finalje të madhe për Superkupën e Evropës, ku përballë do të jetë Bayern Munchen, fituesi i Ligës së Kampionëve dhe Chelsea, e cila triumfoi në Europa League. Ajo që e bën interesante këtë sfidë është edhe fakti që përballë njëri-tjetrit do të jenë Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, mes të cilëve ekziston një rivalitet, që nisi në 2010 në La Liga e që vazhdon në distancë edhe tani.Pep Guardiola nuk e ka problem të vlerësojë punën e rivalit të tij Jose Mourinho."Kam shumë respekt për Mourinhon dhe karrierën e tij. Përpiqem të mësoj shumë nga trajnerët anembanë botës dhe këtu përfshihet edhe portugezi. Ne do të përpiqemi të fitojmë superkupën e Evropës dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe ai. Duhet të tregojmë kujdes, pasi Mourinho është një mjeshtër i kundërsulmit dhe kur humbet topin ndaj skuadrave të tij, atëherë rrezikon të pësosh gol", ka thënë spanjolli.Guardiola pritet të luajë me këtë formacion 4-1-4-1: Në portë Gardiani Nojer, në mbrotje Lahm, Boateng, Dante dhe Alaba. Ne mesfushë përpara mbrojtjes do të jetë Shvajnshtajnger, ndërsa përpara tij, Myler, Gece, Riberi që do të mbështesin sulmuesin e vetëm Madzukiç.Ndërkohë, Jose Mourinho e cilëson finalen e Superkupës së Evropës si përgatitore për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, ndërsa mohoi që brenda kësaj sfide ka edhe një duel mes tij dhe Pep Guardiolës."Është një finale Chelsea-Bayern, jo një duel Mourinho-Guardiala. Është bukur të luash kundër kampionëve të Evropës, ndeshja kjo që do të na ndihmojë të përgatitemi për këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Forca e Bayernit nuk janë individët, por grupi, edhe pse lojtarët e Bayernit po kalojnë momentin më të mirë të karrierës së tyre", deklaroi portugezi.Murinjo pritet të luajë me këtë formacion 4-2-3-1: Në portë Çeh, në mbrojtje Ivanoviç, Terri, Kol. Përpara tij do të jenë Lampard dhe Ramirez. Ndërsa sulmuesin e vetëm Fernando Torres, do ta mbështes Shyrle, Oskar dhe Hazard.Thiago Alcantara dhe Badstuber janë mungesat e sigurta në formacionit e Guardiolës për arsye dëmtimi, ndërsa Frank Riberi dhe Havi Martinez janë në dyshim. Ndërkohë, Mourinho thuajse e ka ekipin e plotë, ku mungesa e vetme pritet të jetë David Luiz, i cili vuan nga një tërheqje muskulore. Bayerni do të ketë shansin të fitojë trofeun e parë për sezonin e ri pas dështimit në finale e Superkupës së Gjermanisë.