Kievo dhe Anzhi kërkojnë Mërgim Mavrajn
Një tjetër lojtar i Kombëtares Shqiptare është shumë pranë Kievos. Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi i kuqezinjve është shumë pranë kalimit në Serinë A. Është Kievo ajo që kërkon të arrijë marrëveshje me lojtarin më të mirë të Shqipërisë në repartin e mbrojtjes. Skuadra italiane zyrarisht ka nisur një bashkëbisedim me ekipin gjerman.Ka qenë drejtori sportiv i Kievos, Sartori, i cili ka telefonuar drejtuesit e ekipit të Grojther Furthit për të parë nëse lojtari është i shitshëm. Ai ka kërkuar që skuadra gjermane të lejojë shqiptarin të bashkohet me ekipin italian.Ndërkaq mësohet se marrëveshja mund të mbyllet në orët e fundit të merkatos, por një gjë e tillë, nëse nuk ka mundësi, mund të përfundojë edhe në fillim të janarit, kur hapet sërish merkato. Ekipi italian i Kievos duket se është i dashuruar me shqiptarët.Në këtë skuadër kanë luajtur Bogdani, Myrtaj, Ujkani, në bisedime është Mavraj, por është edhe çështja "Etrit Berisha" dhe shumë shqiptarë të tjerë që janë lakuar. Gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare për shqiptarin, një nga mbrojtësit më të mirë në Gjermani.