Skënderbeu "shpëton" nga historia me penallti
Skënderbeu nuk arrin të hyjë në histori në metrat e fundit ose e thënë më mirë larg 11 metra. Skuadra e Mirel Josës është eleminuar nga faza e play-offit në Europa Ligë, duke u mundur nga ruleta ruse. 90 minutëshi përfundoi me fitoren e Kampionëve të Shqipërisë që shënuan me anë të Ribaj në minutën e 19-të. Skënderbeu e nisi më mirë ndeshjen, teksa në minutat e para mundohet të imponoj kundërshtarin, por në vijën e parë të sulmit mungon gjigandi Pero Pejiç. Në fillimin e lojës është Blendi Shkëmbi, i cili menjëherë i lëshon një sinjal kundërshtarëve teksa nga një goditje nga jashtë zone portieri mik e devijoi në goditje nga këndi. Miqtë janë të përgjumur dhe ende nuk janë futur në lojën e tyre.Në minutën e 19-të korçarët kapin në befasi ukrainasit, me anë të një kundërsulmi. Orelesi nis një top të bukur për Ribaj, që i shkëputet mbrojtjes së Odesës duke shënuar edhe golin e avantazhit. Më pas gjërat do të ndryshojnë në fushë pasi miqtë duket sikur e marrin veten dhe i japin sinjalet e para Shehit me Antonov, ndërsa në minutën e 23-të pas një mosmarrveshje me Gvozdenoviç dhe Shehit që kthen topin gabimisht mbrapa. Shehi nga inercia përfundon së bashku me topin në limitet e vijës. Topi nga përsëritjet duket se ishte brenda, por korçarët gëzohen pasi për arbitrin anësor nuk ka gol. Në pjesën e parë më pas loja merr një rrjedhë të qetë me kundërshtarët që marrin frenat e lojës, ndërsa vendasit mbrojnë me fanatizëm golin e Ribaj.Fraksioni i dytë i lojës hapet me sulme të furishme të kundërshtarëve, të cilët e godasin disa herë portën e Shehit që shëndrrohet në një hero të vërtetë. Skënderbeu është e lodhur por disa herë lëshon edhe ajo sinjalet se është në lojë. Arapi godet në minutën e 55-të nga jashtë zone, duke vënë në provë Bezotosin. Në minutën e 60-të do të vije një bast shumë i mirë për Morinën që i vetëm përballë portierit bën gjithçka lëmsh, Lilaj përfiton nga rrumuja duke shënuar por për arbitrin është i parregullt pasi korçarët e kanë prekur topin me dorë.90-minutëshi do të mbyllej 1-0 për Skënderbeun duke shkuar në shtesë pasi edhe takimi i parë përfundoi me të njëjtin rezultat. Në shtesë është një tjetër histori, ujqërit e dëborës janë të përgjumur dhe thuajse nuk e rrezikojnë në asnjë çast portën kundërshtare, ndërsa ukrainasit godasin pa pushim portën e Shehit që e ka vendosur të mos pësojëasnjë gol. Dalja e Muzakës dhe futja e Nimangës ndryshoi lojën tërësisht. Nimanga tregoi një formë shumë të dobët, duke i habitur të gjithë pasi nuk kontrollon dot asnjë top, por vetëm vrapon pa pushim.8 minuta nga fundi i shtesës Arapi e lë skuadrën me 10 futbollistë pasi dëmtohet. Ndeshja përfundon në ruletën e 11-metërshave me rezultatin 6-7. Radas, Orelesi dhe Nimanga do të gabonin për Skënderbeun, ndërsa për miqtë Leo dhe Kovalçuk. Kështu merr fund edhe ëndrra për një kualifikim të mundshëm për në fazën e grupeve. Mirel Josa dhe djemtë e tij nuk mundën të shfrytëzojnë shansin e artë.