Ndahet nga jeta trajneri shqiptar, Artan Bushati

Lajm i hidhur për futbollin shqiptarë. Është ndarë nga jeta trajneri i mirënjohur shqiptar, Artan Bushati.Trajneri i cili kishte fituar shumë beteja në futbollin shqiptar, nuk ka munduar të fitojë një betejë shumë të rëndësishme personale, atë me sëmundjen.Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij në Shkodër. Trajneri i njohur ka ndërruar jetë në banesën e tij, pasi disa mjekimeve që kishte marrë edhe jashtë vendit në Itali.Trajneri i ekipit kombëtar Shpresa Artan Bushati u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare. Trajneri Bushati prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila së fundmi e kishte detyruar të tërhiqej nga karriera e tij në futboll.Nga shkodranët ai u dorëhoq në ditët e para të muajit Korrik pas rekomandimit të mjekëve italianë ku kishte udhëtuar për t’u kuruar.Artan Bushati lindi në Shkodër në 9 Tetor të vitit 1963Bushati është një figurë shumë e njohur në rrethin futbollistik në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij si trajner futbolli, përveç skuadrës kombëtare U21, ai ka drejtuar edhe skuadrën e vendlindjes së tij, Vllazninë e Shkodrës.Bushati ka qenë dhe trajner i ekipit të Elbasanit, ekip të cilin e nxori nënkampion të vendit. Gjatë pesë viteve që Kombëtarja Shpresa drejtohej prej tij, ka arritur rezultate pozitive dhe ka nxjerrë një sërë lojtarësh, të cilët i kanë shërbyer dhe ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij, Bushati ka të regjistruar emrin dhe në drejtimin e Kombëtares në njërën prej ndeshjeve më historike të vendit tonë, miqësoren mes ekipit të Milanit.Bushati si figurë e nderuar e qytetit të Shkodrës, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka marrë pjesë si kankandidat për deputet I Lëvizjes Socialiste për Integrim, por pa arritur të marrë mandatin e deputetit.