Rooney falenderon tifozët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2013, 14:01
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i ka falënderuar tifozët e klubit për mbështetjen që i dhanë në barazimin pa gola ndaj Chelseat.Futbollisti anglez më herët ka kërkuar të largohet nga Old Trafford, ndërsa blutë ishin një nga destinacionet e mundshme. Mirëpo, tifozët e Djajve të Kuq ia bënë të qartë se e duan në skuadër."Ishte një reagim i pabesueshëm nga tifozët, prandaj faleminderit. Vërtet e vlerësoj shumë mbështetjen tuaj. Ka vlerë të madhe për mua", ka shkruar 27-vjeçari në Facebook.Me gjithë dashurinë e tifozëve, e ardhmja e tij nuk është vendosur akoma. Arsenali është duke përgatitur një mega-ofertë për të, ndërkohë që edhe United është duke bërë gati kontratën e re.