Sot hidhet shorti i Champions League

Sot në orën 17:45 në Monako do të hidhet shorti i fazës së grupeve në Uefa Champiosn League. Gjithsej do të jenë katër vazo, ku janë renditur edhe skuadrat sipas koeficentit të tyre. Nga 32 skuadrat do të dalin 8 grupe me nga 4 skuadra.Shorti mund të mos jetë shumë bujar për disa ekipe, vecanërisht Juventusin dhe Milanin që rrezikojnë në bien në grupe ferri. Në Ligën e Kampioneve mund të ndodh që të bien edhe dy grupe ferri, duke parë që në vazon e tretë janë dy skuadra shumë të forta si Manchester City dhe Borussia Dortmund.Në vazon e parë janë 3 ekipe angleze, United, Chelsea dhe Arsenal, dy ekipe spanjolle Real dhe Barcelona , Kampionia në fuqi Bajerni i Mynihut dhe Porto me Benfikën.Në vazon e dytë dy emrat e mëdhenj janë Juventus dhe Milan, që ju bashkohen Atletiko Madridi, Shaktar Doneskut, Marsejës, CSKA e Moskës, Shalke, dhe PSG.Në vazon e tretë dy bigët janë Manchester City dhe Borussia Dortmund që rrezikojnë seriozisht të bien në një grup ferri me skuadra më të mira. Së bashku me to në këtë vazo do të jenë Ajaks, Bazel, Olimpiakos, Gallatasarai , Leverkusen dhe Zeniti.Në vazon e fundit është skuadra e Napolit dhe Real Sociedad që surprizoi Lionin duke fituar të dy ndeshjet 2-0. Së bashku me të do të jenë edhe Anderleht, Steaua, Austaria e Vjenës, Kopenhagen, , Sëlltik dhe Viktoria Pëlzen.Shorti më në fund do të japë edhe verdiktet e saj, ndërsa skuadrat më të mëdha presin se çfarë do tu rezervoj. Conte dhe Allegri po e presin me ankth duke parë edhe vështirësitë e mëdha që mund tu sillte një kundërshtar si Manchester City apo Dortmund që sezonin e kaluar shkoi deri në finale.Edhe këtë sezon Barcelona dhe Bayerni i Mynihut janë dy skuadra më të forta dhe të gjithë i druhen një përballje me to. Fakti është që të treja ekipet italiane me shumë mundësi do ta kenë një big në grupin e tyre, duke përjashtuar vetëm Porton dhe Benfikën.