Milani shkatërron PSV, shkëlqejnë Boa dhe Balo
Milan, Celtic, Real Sociadad Plzen dhe Zenit janë 5 skuadrat e tjera që do ti bashkohen fazës se grupeve në kompeticionin më të rëndësishem te klubeve europiane, Champions League. Skuadra e Alegrit ka arritur të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Pas ndeshjes 1-1 në Hollandë, kuqezinjtë fituan bindshëm 3-0 takimin e kthimit.Loja nis e barabartë me Milanin që është më e saktë në veprimet e saj ndërsa PSV vuan pak presionin e fushës në minutat e para. Sinjalin e parë e japin holandezët, ndërsa Boateng ka të gjithë hapësirën e duhur përpara për të ndëshkuar kundërshtarët në minutën 9-të. Portieri Zoet e devijon topin, por nuk mund ta evitojë nga rrjeta. San Siro ndryshon muzikë, ndërsa Baloteli dhe El Sharaui vazhdojnë të luajnë një ndeshje të mirë. Mesfusha e kuqezinjve është në një ditë shumë të mirë me De Jong në fushë, duke arritur të neutralizojë skuadrën e Filip Kokus, që asnjëherë nuk del në lojën e saj.PSV Enthoven nuk arrin të depërtojë në zonën e kundërshtarëve, duke provuar me goditje nga jashtë zone me Bruma dhe Shçars. Në fushë është edhe një tjetër, Supermario që mbrëmë luajti për skuadrën duke u kthyer edhe në mesfushë për të ndihmuar shokët e ekipit.Në fraksionin e dytë të lojës pas vetëm 10 minutash mendon Mario Baloteli për të dyfishuar rezultatin dhe për ti dhënë një goditje të rëndë shpresave të PSV Enthovenit. Mekses prek lehtë topin që devijohet nga Baloteli për ta dërguar në rrjetë dhe për të qetësuar Alegin në stol që tashmë ka kohë të freskohet.Në minutën e 77-të Kevin Princ Boateng gjatë një aksioni që kap të pa përgatitur mbrojtjen e holandezëve mundohet të shmangë mbrojtësin holandez, duke u shmangur majtas dhe me të majtën shënon sërish golin e dytë personal dhe të tretin për Milanin. Djalli ka gjetur habitatin e saj që është Championsi, tani pret me ankth shortin që do të hidhet sot dhe do të hidhet menjëherë në sulm për të përforcuar skuadrën.Celtic ka arritur të përmbysë disavantazhin e dy golave te takimit te pare ndaj Shakhter Karagandy, duke fituar 3-0 ne sfidën e luajtur në Skoci. Real Sociadad ka përsëritur fitoren 2-0, ashtu si në takimin e parë kunder Lion, i cili tregoi në ndeshjet e luajtura ne Champions League një mënyre loje krejt tjetër nga Ligue 1. Zenit fitoi 4-2 ndaj P.Ferreira, megjithëse kualifikimin e kishte siguruar që në ndeshjen e parë kur fitoi në transfertë me rezultatin 4-1. Plzen fitoi edhe në takimin e dytë ndaj Maribor me rezultatin 1-0, duke siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 4-1.