Barcelona fiton Superkupën me barazim të bardhë
Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Skuadra e Tata Martinos ka arritur të marrë një barazim të bardhë për të siguruar trofeun e parë sezonal. Në një atmosferë të mrekullueshme dhe me dy yjet në fushë si Messi dhe Neymar u duk se sfida do të ishte një show i vërtetë, por në realitet pamë pak nga kjo dyshe.Blaugranët zotërojnë lojën, por gjejnë pak hapsira. Në minutat e para do të ishin vendasit që do të jepnin sinjalin e parë me Messin që i vetëm përballë Kurtis nuk mundet të shënojë. Në vazhdim Barcelona tentoi të thyente murin e Atleticos, por ishin këta të fundit që në kundërsulme u treguan më të rrezikshëm.Në pjesën e dytë ndeshja u tensionua edhe më shumë, duke parë që Atletico kërkonte golin që ia siguronte Superkupën dhe nga ana tjetër me Barcelonën që kërkonte fitoren para tifozëve vendas. Atletico ishte pranë golit disa herë me anë të kundërsulmeve, teksa nuk ishte në formën e tij më të mirë, derisa Andres Iniesta u fut në fushë për të ndryshuar lojën.Miqtë filluan të bëheshin nervozë dhe kjo reflekutua me një karton të kuq në minutën e 81-të. Luis Felipe u përjashtua te Atletico, pasi e goditi dy herë në fytyrë Dani Alvesin. Kjo ndikoi që ndeshja të ashpërsohej edhe më shumë, kur përsëri Alves u bë protagonist pasi një lojtar i Atleticos e shkeli. Në minutat e fundit Barca u hodh në sulm, ndërsa Pedro fiton një 11 metërsh.Lionel Messi e mori përgjegjësinë për të tentuar, por dështoi pasi topi nuk gjeti rrjetën por tranversën. Barcelopna e fitoi trofeun në fund vetëm më nje barazim 0-0, duke qenë se ndeshja e parë përfundoi 1-1. Me rregullin e golit në fushën kundërshtare katalanasit fitojnë Superkupën e Spanjës në sezonin 2013-2014. Tata Martino e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri.