Willian firmos për 5 sezone me Chelsea-n
Braziliani Willian ka kompletuar transferimin e tij te Chelsea nga skuadra ruse Anzhi, duke marrë edhe lejen për transferimin. Mesfushori 25-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare me blutë. Ai javën e kaluar ishte pranë transferimit te Tottenhami, por Chelsea ka ndërhyrë duke siguruar shërbimet e tij. Klubi londinez nuk e ka bërë të ditur shumën e transferimit, por mediat britanike kanë raportuar se është rreth 30 milionë paund."Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Ka qenë ëndërr imja të luaj te Chelsea. Është një prej skuadrave më të mira në botë dhe tani do të luaj për njërin prej trajnerëve më të mirë në botë Jose Mourinho, kështu që jam shumë i lumtur dhe mezi po pres të luaj. Kam pasur një bisedë të shkurtër me trajnerin, ai më ka uruar mirëseardhje dhe më ka thënë se është i lumtur që gjendem te Chelsea. Më ka thënë të punoj fort. Ai më ka thënë se kemi një skuadër shumë të fortë, por kur punon fort atëherë vijnë shpërblimet", ka thënë Willian për faqen zyrtare të skuadrës londineze.Willian ka luajtur dy herë edhe për përfaqësuesen e Brazilit. Te Anzhi u transferua në janar të këtij viti pasi ra në sy te kampionët e Ukrainës, Shkhtar Donesk. Pronari i Anzhit, Suleiman Kerimov, vendosi gjithë lojtarët e skuadrës së parë në shitje, ndërsa shkarkoi trajnerin Rene Meulensteen. Te Chelsea këtë verë janë transferuar edhe Andre Schurrle, Marco van Ginkel dhe portieri australian Mark Schwarzer.Blutë tashmë kanë një listë të gjatë me mesfushor: Juan Mata, Frank Lampard, Oscar, Eden Hazard, Victor Moses, Kevin De Bruyne dhe Schurrle.