Skënderbeu në kërkim të historisë

Sonte në mbrëmje mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve do të jenë në stadiumin "Qemal Stafa". Skënderbeu sonte në mbrëmje në orën 20:00 do të kërkojë të arrijë një kualifikim historic, që nuk e ka arritur më parë asnjë skuadër shqiptare, duke kaluar në fazën e grupeve në Europa Ligë.Trajneri i korçarëve, Mirel Josa, është shprehur optimist për takimin e sotëm. Ai ka thënë se skuadra e tij ka arritur të rikuperojë të gjitha problemet me rikthimin e kapitenit Shkëmbi. Josa ka vlerësuar edhe kundërshtarin, duke e cilësuar si shumë të vështirë, por sipas tij asgjë nuk është e pamundur ndaj edhe pse jo do të tentojë një kualifikim të mundshëm.Skëndërbeu sonte pritet të ndryshojë skemë, duke luajtur një skemë më sulmuese. Josa do të hedhë në fushë formacionin 4-3-3, ku në portë do të jetë gardiani Shehi. Në mbrojtje nuk do të ndryshoj asgjë. Ademir, Radas, Gvozdenoviç, Arapi. Në mesfushë do të rikthehet kapiteni Shkëmbi që do të ketë në krah Lilaj dhe Orelesin. Në sulm Morina dhe Muzaka do të mbështesin Ribaj. Ujqërit e dëborës e dinë shumë mirë që sonte duhet të sulmojnë, por edhe të mbrohen shumë mirë prapa pasi pësimi i një goli do të ishte një goditje e madhe. Rezultati 1-0 i ndeshjes së parë mbart me vete edhe shumë risqe. Sulmuesi Pero Pejiç, është mungesa e vetme e Kampionëve të Shqipërisë pasi UEFA e ka dënuar kroatin me 3 ndeshje.Ditën e djeshme në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Josa, ka folur edhe kapiteni Shkëmbi, i cili beson në përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë. Mesfushori i koçarëve tha se ende nuk është në 100 përqindëshin e formës së tij, por ai do të mundohet të ndihmojë ekipin e tij për të arritur një rezultat sa më të mirë për tu kualifikuar. Shkëmbi shënoi dy gola në takimin ndaj Shakhtar Karagandi në takimin e Championsit, por tashmë ai dëshiron që më shumë të fitojë skuadra e tij sesa të shënojë ai vetë. Përballë skuadrës kampione të Shqipërisë do të jenë dy lojtarë shqiptarë, Bakaj dhe Kristi Vangjeli, të cilët e kanë vlerësuar Skënderbeun, por kanë premtuar se do të japin gjithçka për Odesën.Sonte "Qemal Stafa" pritet të jetë e tejmbushur si në një sfidë të kombëtares shqiptare, duke u shndërruar në lojtarin e 12-të për korçarët. Takimi do të albitrohet nga një treshe spanjolle, me në krye një profesor fizkulture, Antonio Mateo Laos. Kompanitë e basteve favorizojnë miqtë, të cilët kuotohen më koeficentin 1.6 për fitore, ndërsa Skënderbeu 5.5, barazimi ka koeficentin 3.6Një fakt i çuditshëm, por i vërtet është se ndeshja e sotme pritet të mos transmetohet nga asnjë televizion në Shqipëri, pasi asnjë kanal nuk ka marrë hapin për të blerë të drejtat televizive, duke e shnëdrruar në një ngjarje skandaloze në sfidën që mund të sjellë edhe një kualifikimin historik.