Bejl nga Spanja në Angli, ka versione të ndryshme

Vazhdon seriali Bejl. Mediat spanjolle fundjavën e shkuar shkruanin se Bejl ka firmosur kontratë të me Real Madrid, mediat në ishull ishin të qeta dhe më të mençura. E dinin se asgjë nuk është firmosur edhe pse në Bernabeu çdo gjë ishte gati për prezantimit e Bejl.Marca dhe AS, publikuan fotografi të Gereth Bejl në Marbella, por ato ishin nga korriku.Këto fotografi të vjetra e kishin zemëruar Daniel Levy. Numrin një të Totehmanit e ka zemëruar shumë sjellja e "mbretërve", sikurse çdo gjë ka marë fund.Në fakt asgjë nuk kishte përfunduar.... ''Mjaft ke pushuar në Marbella. Eja në Londër dhe fillo me stërvitje. Trajneri jonë Villas-Boas të pret'', ka thënë Levy.Transferimi do të ndodhë, por asgjë ende nuk është firmosur. Levy, tani ka urdhëruar Bejl të kthehet në klub, pasi ende ka kontratë dhe ai po rrezitet. BBC njofton se Bejl, sot në mëngjes nuk ka qenë prezent në stërvitje. Sky Sports, dje publikoi lajmin se Man. United ofron 110 milion euro. Ndërsa David Moyes, dje duke folur për Bejl tha:''Kur e mora punën tek United, ka thënë se dua të sjell futbollistët më të mirë. Dua të forcoj ekipin, ndërsa pronarët ma dhanë lirinë për të vendosur për këtë çështje. Do të jetë e vështirë, por dua në ekip futbollistët më të mirë''. Të shtunën, skadon merkatoja dhe me siguri deri atë ditë do të mësojmë edhe për lëvizjen e Bejl.