Champions League, kalon Schalke dhe Arsenali

Përfundon pa surpriza mbërmja e parë e fazës së play-offit në Ligën e Kampioneve. Pesë skuadrat që do të shkojnë në fazën e grupeve do të jenë Arsenali, Schalke, Bazeli, Austria e Vienës dhe Steua e Bukureshtit. Paoku i Ergys Kaçes nuk ka mundur të vazhdoj ëndrrën në Evropë, duke u ndalur vetëm në një barazim 2-2.Mesfushori i kombëtares shqiptare luajti nga minuta e parë dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Paoku i Ergys Kaçes ëndërroi pas minutës së 53-të, kur Athanasiadhis barazoi golin e Szalait, i cili kishte zhbllokuar gjermanët në stadiumin e boshatisur të Selanikut dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Talenti Draksler kalon sërish në avantazh miqtë në minutën e 676-të, ndërsa Kacuranis hap sërish shpresat për një kualifikim, duke barazuar pas disa minutash ndeshjen në 2-2.Deri në fund Paok nuk do mundet të realizojë një gol tjetër edhe pse ishte në avantazh të një futbollisti, pasi skuadra gjermane disa minuta nga fundi ngeli me 10 futbollistë. Dinamo Zagreb nuk ka mundur të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.Edhe pse triumfuan në ndeshjen e kthimit ndaj Austria Vjenës me rezultatin 3:2, nuk ka mundur të kalojë tutje, pasi ndeshjen e parë në Zagreb skuadra kroate e kishte humbur me rezultatin 2:0. Për miqtë një gol shënoi edhe kosovari Beqiraj që hyri në lojë në minutën e 59-të, ndërsa shënoi golin e tij në minutën e 70-të me anë të një goditje me kokë.Në fazën grupore të Ligës së Kampionëve është kualifikuar Baseli i dyshes kosovare Taulant Xhaka e Arlind Ajeti. Skuadra zviceriane ka mposhtur në fushën e vet me rezultatin 2:0 skuadrën kampione bullgare Ludogorets. Edhe ndeshjen e parë në Bullgari, Baseli fitoi 4:2.Arsenali në Londër mposhti Fenerbahçen me rezultatin 2:0 me dy gola të Ramsei, ndërsa edhe në Stamboll pati fituar javën e kaluar, me shifrat 3:0. Steaua barazoi në udhëtim ndaj Legias me rezultatin 2:2, por që ishte e mjaftueshme të kualifikohet falë golave në fushën kundërshtare. Ndeshja e parë në Bukuresht kishte përfunduar me shifrat 1:1.Sot do të mësojmë dhe 5 skuadrat e fundit që do t'u bashkohen 27 ekipeve të kualifikuara në shortin e fazës së grupeve, që do mbahet më 29 gusht në Nion të Zvicrës.