Mourinhio ultimatum Rooney-it

Wayne Rooney nuk do të largohet nga Manchester United. Pavarësisht ultimatumit të trajnerit të Chelsea Jose Mourinho, i cili i dha 24 deri në 48 orë kohë për të vendosur, bomberi i Kombëtares angleze ka vendosur të vazhdojë për të paktën edhe një sezon tjetër në "Old Trafford".Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik "Daily Mail", Rooney nuk do të bëjë një kërkesë formale që do ta lërë klubin, pavarësisht se kanë mbetur edhe pak ditë para mbylljes së merkatos së verës. Pas barazimit 0-0, Trajneri i Chelseat Jose Mourinho i ka dhënë sulmuesit anglez Wayne Rooney një ultimatum prej 48 orëve për të vendosur nëse dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi e t'i bashkohet Chelseat. Unitedi insiston se sulmuesi nuk është në shitje, ndërsa ai shkëlqeu në barazimin pa gola të Manchester United me Chelsean."Në njërën mënyrë apo tjetrën, ai duhet të thotë 'unë dua të largohem apo 'unë dua të qëndroj'. Personi që ka nisur këtë histori duhet ta mbyllë. Nëse shikoni te një trajner si unë, te një klub siç është ky yni dhe te njerëzit që punojnë në klub me mua, ne nuk jemi aq të çmendur që të tentojmë të marrim një lojtar nga një klub i madh i cili nuk dëshiron të lëvizë. Ne nuk jemi të çmendur të nisim diçka që nuk e ka nisur dikush më parë", tha Mourinho.Runi mori përkrahje të madhe në ndeshjen e së hënës si nga tifozët e Unitedit, ashtu edhe nga ata të Chelseat. Manchester Unitedi ka refuzuar dy oferta të Chelseat për Rooneyn, ndërsa trajneri i Manchester United , David Moyes, ka insistuar se sulmuesi nuk është në shitje."Unë jam shumë i lumtur me paraqitjen e tij dhe me reagimin e tifozëve. Mendoj se Wayne aktualisht po kalon një moment të mirë. Nuk besoj se ka nevojë të ndërrojë ambient. Mendoj se performanca e tij tregon shumë" ka thënë Moyes.Vendimi i sulmuesit për të mos kërkuar largimin, mund të shuajë shpresat në mënyrë definitive se mund të nënshkruaj me sulmuesin, pavarësisht se kanë mbetur edhe disa ditë para përmbylljes së merkatos që përfundon me 2 shtator.