Kukësi, futboll: Rritet interesimi i të rinjve për këtë sport
Përmirësimi i kushteve të stërvitjes, të terreneve sportive, konkretisht të stadiumit "Zeqir Ymeri", si dhe përfaqësimi i ekipit të Kukësit në Europa Lague ka rritur interesimin e të rinjve për përfshirjen e tyre ne ekipet zinxhir të Futboll Klub Kukësit.Vetëm gjatë këtij viti numri i futbollistëve të rinj që janë regjistruar ka ardhur në rritje gjë që po shton akoma më shumë talentet e reja në futboll, të cilët kanë një synim të vetëm, atë të pjesëmarrjes së tyre në ekipin e të rriturve. Vetë trajnerët e këtyre ekipeve thonë se të rinjtë janë shumë të interesuar për të luajtur me ekipet e Kukësit, madje rritja profesionale e tyre ka bërë që ata këtë sezon të ri futbollistik të marrin pjesë edhe në kadegorinë superiore.Futbollistët e rinj thonë se gjatë gjithë kohës ata realizojnë një stërvitje të disiplinuar, ku pasioni për futbollin dhe aspirata për të luajtur në ekipin e të rriturve janë dy shkaqet që i kanë çuar ata drejt suksesit gjate sezoni te kaluar, e ku shumë prej tyre janë kërkuar edhe nga klubet e tjera të vendit apo edhe nga ekspertë të futbollit jashtë vendit tonë.Pranë Futboll Klub Kukësit nuk janë vetëm futbollistët e U-17 dhe U-19, por edhe ekipet e moshave më të reja që stërviten nga trajnerët e licensuar nga Federata e Futbollit. Tashmë Kukësi ka bërë emër në të gjithë Europën me ekipin e tij, që për hir të së vërtetës është i përbërë nga futbollistë jo vendas.