Ndalet Bayern, vetëm barazim ndaj Freiburg

Ekipi kampion i Gjermanisë, Bayerni i Mynihut ka befasuar të gjithë duke dalë vetëm me një barazim në ndeshjen ndaj Freiburgut. Ndeshja përfundoi në një barazim 1-1, që është edhe i pari sezonal për skuadrën e Pep Guardiolës. Goli vetëm për skuadrën bavareze u shënua nga kosovari, Xherdan Shaqiri.Kampionët e Gjermanisë e nisën ndeshjen me shumë mungesa, duke i lënë pushim për sfidën e Superkupës ndaj Çelsit. Bajerni e dominoi takimin, duke pasur një kontroll të lojës në pjesën më të madhe të saj dhe duke sulmuar me raste të rrezikshme. Vendasit ne fillimin e lojës janë më të rrezikshëm, duke i dhënë sinjalin e parë në minutën e 12-të Nojerit. Bajern reagon dhe krijon shumë raste. Në minutën e 33-të Myler jep një top në zonë që kontrollohet mjaft mirë nga kosovari Xherdan Shaqiri, që pas një goditje të fuqishme e dërgon topin në rrjet. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Bajernit.Në fraksionin e dytë të lojës vendasit janë të vendosur për të shënuar golin e parë dhe rrezikojnë menjëherë portën e Nojerit në minutën e 60-të. Gardiani i kampionëve të Gjermanisë ka reflekse të shkëlqyera, duke devijuar topin në goditje këndi. Goli do të vijë 4 minuta nga fundi, ku i sapo futuri në fushë Hofler gjendet i vetëm në zone dhe e shtyn topin në rrjetë. Bajerni provon të reagojë, por nuk gjen dot një tjetër gol. Skuadra e Guardiolës me këtë barazim ende kryeson Bundesligën me 10 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Freiburg ka vetëm 2 pikë në 2 ndeshje.