Eleminimi i Milanit dyfishon të ardhurat e Juventusit

Juventus do ta ndjekë me shumë interes ndeshjen e kthimit të Milanit me PSV Entohoven në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Italisë kanë dy arsye për të mos qenë nacionalistë dhe për të menduar vetëm për skuadrën e tyre. Një është rankimi më lart dhe e dyta është fitimi nga UEFA. Me eleminimin e kuqezinjve, Juventus jo vetëm që do të kthehet në vazon e dytë, por edhe do përfitojë dyfishin e parave.Në mesin e lojtarëve të Juventusit që shumica janë italianë, ndoshta shumë pak prej tyre do të donin që kolegët e tyre ta mbyllnin aventurën e tyre në Evropë kaq shpejt. Krejt ndryshe është situata në administratën e klubit bardhezi, të cilët nuk kanë asgjë kundër Milanit por e kanë nga pikëpamja teknike, në lidhje me përfitimet e tyre.Me eleminimin e Milanit, Juventusi me siguri që do të kalojë në vazon dytë në shortin e grupeve ku do të shmangte në shortin e Monte Carlos dy kundërshtarë të frikshëm si Borussia Dortmund dhe Manchester City.Një ndihmë për Juventusin është se Lioni është shumë pranë eleminimit, ndërsa Shalke dhe Arsenal me shumë mundësi do të kualifikohen do ti dërgoje të gjithë shpresat te eleminimi i skuadrës së Alegrit.Dalja në vazon e dytë Juventusit do ti sillte edhe dyfishimin e të ardhurave. Shitja e të drejtave televizive bëhet duke u ndarë ndërmjet ekipeve pjesamërrëse të një vendi. Me eleminimin e Milanit, i takon vetëm Juventusit dhe Milanit të ndajnë të gjitha të ardhurat ndërmjet tyre. Kjo është edhe arsye që Juve dhe Napoli po joshen shumë nga ideja e eleminimit të Milanit.