Inter-Eto, 200 milionë euro nga Nike

E ardhmja e Etos po kthehet në një telenovelë. Skuadrat e interesuara më shumë për të janë Interi dhe Chelsea, por ai ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.Një afrim i mundshëm për te zikaltrit do të ishte i mirë në tre aspekte. Së pari do të jetë një kontratë të pasuruar nga sponsorat, është një ëndërr për investitorin Tohir dhe në fund është dëshira e tij për tu rikthyer i madh si dikur.Nga Nike do të vinin jo pak, por 200 milionë euro për 11 vite, ku 18 milionë në sezon do të ishin të garantuara. Chelsea mbetet destinacioni më i mundshëm për lojtarin që dëshiron me ngulm të largohet nga Anzhi. Agjenti i kamerunasit, Vigorelli do të takohet me drejtuesit për të parë edhe ofertat për lojtarin që vërtitet rreth 6 milionë euro në sezon.Inter nga ana tjetër qëndron në dritare në pritje të zhvillimeve të reja. Dje mësohet se ka pasur një bisedë telefonikë mes Moratit dhe Eto's, ku i janë ofruar 4 deri në 4.5 milionë euro për dy sezone. Shpëtimi mund të jetë vetëm një marrëveshje me Nike për përdorimin e imazhit të tij.Ardhja e Tohir mund të hap edhe mundësinë për ta transferuar sa më shpejt në Milano. Inter i ri do të fillojë të funksionojë që nga 15 shtatori, kur aksioneri më i madh të jetë indoneziani Tohir, ndërsa zikaltrit do të kenë përballë kampionët e Italisë.