Neuer: Dua hakmarrjen ndaj Chelsea-t
Portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer është i uritur për hakmarrje ndaj skuadrës së Murinjos në Superkupën e Evropës.Bavarezët u mposhtën në penalti në finalen e vitit 2012 nga Chelsea, para se ta ngrejë trofeun në maj të këtij viti kur mposhtën Dormundin në finale. Por portieri gjerman dëshiron t'u tregojë bluve fuqinë e tyre, të, duke mposhtur ata në trofeun e Superkupës."Është një shans unik për lojtarët tanë ta fitojmë këtë trofe. Është një finale, dhe një ndeshje kundër fituesve të Europa League, dhe ky është Chelsea. Ne ende kemi diçka të lënë pezull me ta, duhet të marrim hak, ndaj shpresojmë se mund të fitojmë në Pragë" tha Neuer.Gardiani i portës së skuadrës së Guardiolës gjatë një interviste për UEFA-n më pas tha se fitorja e Championsit ishte një domosdoshmëri, duke parë edhe sa herë kanë dalë në finale"."Fitimi i Ligës së Kampionëve ishte shumë i rëndësishëm. Ne do të kishim kohë të vështira nëse nuk do ta bënim këtë. Sezonin e kaluar ishim shumë të motivuar, ne dëshironim përfundimisht të arrijmë shumë sukses dhe arritën të fitojmë tripletën, por ne kurrë nuk do ta kishim humbur finalen kundër Dortmundit", ka thënë Neuer për faqen e UEFA-së.Portieri i Bajernit të Mynihut sezonin e kaluar është aktivizuar në 49 ndeshje, duke treguar një formë të jashtëzakonshme dhe duke e ndihmuar ekipin e tij për të fituar tre trofe. Në këtë intervistë ai lëshoi vetëm një sinjal, mbetet të shohim përgjigjien e Murinjos nëse do të jetë brenda apo jashtë fushës.