Fiorentina fiton minimalisht, shënon Rossi
Skuadra e Fiorentinës e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A. Skuadra e Montelës në shtëpi mundi Catanian, me rezultat minimal 2:1. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 14 me Giusepe Rosin, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, mirëpo 8 minuta më pas Bergesio, sulmuesi më i rrezikshëm i Katanias ktheu baraspeshën.Reagimi i skuadrës vjollcë ishte i menjëhrshëm, teksa në minutën e 28, David Pizzarro, kaloi sërish në avantazh toskanët. Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm, pasi Fiorentina mendoi më shumë për ruajtjen e rezultatit, ndërsa sicilianët provuan me të gjitha forcat për të marrë një rezultat pozitiv në Artemio Franki, po pa rezultat.Vjollcët vuajtën jo pak sidomos në pjesën e dytë, ku iu desh të kthehej në gjysmëfushën e saj në ruajtje të rezultatit. Blerja më e re Mario Gomez nuk mundi të lërë gjurmë në këtë takim, ndërsa bie në sy rikthimi te goli i sulmuesit Xhuzepe Rosi që më në fund shënon pas argjërimit prej shumë muajsh. Fiorentina më këtë fitore u dha një sinjal të qartë kundërshtarëve se edhe ajo këtë sezon synon të ndërtoj një skuadër pretendente, pse jo edhe për titullin kampion.