“Sky Sport”: Bejl ende nuk është i Realit

Kur dukej se çështja Bejl tashmë kishte marr fund, mendon “Sky Sport” të hap zëra të tjera për ta bërë akoma më intrigante situatën. Ditët e fundit u bë thuajse zyrtare kalimi i uellsjanit për në Madrid, ku u parashikua se do të bëhej edhe prezantimi zyrtar këto ditë.“Sky Sport” në Angli zbulon se nuk ka asnjë marrëveshje ndërmjet Totenham dhe Realit dhe se në What Hart Lane po shqyrtohen të gjitha ofertat që vijnë për të. Mediat angleze raportojnë se për Bejl është i interesuar një klub anglez dhe dy nga Evropë, por nuk është bërë i njohur emri asnjërës prej tyre.Manchetser Unite ka qenë gjithmonë e interesuar për uellsjanin, por kjo mbetet për tu parë nëse David Moyes është seriozisht në garë për 24 vjeçarin. Bejl ka humbur dy takimet e hapjes së Premier League ndaj Kristal Palas dhe Swansea. Trajneri Villas Boas pas ndeshjes ndaj Swansea ka pranuar se çështja do të zgjidhet këtë javë. Ndërkohë lojtari do të kthehet në stërvitje sot."Ne po shikojmë punën tonë. Geret Bejl për fat të keq nuk ka qenë pjesë e skuadrës po ne sërish kemi një skuadër të madhe. Ky ekip mund të ece përpara mes ose pa të do të jetë i fortë" - tha Villas.Karlo Ançeloti nuk do të flasë lidhur me transferimin e Bejl në konferencë për shtyp,duke zhvendosur fokusin e pyetjes së gazetarëve."Unë nuk dua të flas për dy arsye, së pari Bejl nuk është lojtarë i Realit të Madridit dhe së dyti dua të respektoj lojtarët e mi. Jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës. Merkatoja ëshët drejt fundit dhe shpresoj të zgjidhet sa më shpejt." - përfundoi Karlo Ançeloti.Për ta bërë edhe më të besueshëm një transferim të mundshëm të Geret Bejl te Manchester United, mendon “Sky Bet”, që e ka ulur koeficientin e transferimit të 24-vjeçarit në Old Traford nga 15 në 7.