Manchester dhe Cheslea ndahen në paqe

Derbi i Anglisë, ndërmejt Manchester United dhe Çelsit ka përfunduar në një barazim të bardhë 0-0. Në pjesën e parë Manchester United e nisi lojën me Welbeck, Rooney, Valencian në sulm të ndihmuar nga Holandezi van Persie, kurse në anën tjetër Mourinho e filloi me Hazard, Oscar dhe në mënyrë të befasishme në fushë u paraqitën Belgu De Bruyne dhe Schurrle.Në 45 minutat e para të dyja ekipet treguan kujdes duke mos krijuar shumë hapësira, ndërsa Manchester United dominon në kontrollin e topit. Miqtë nga ana tjetër shfaqen të rrezikshëm me Oscar që kërcënon portën e De Geas.Në fraksionin e dytë të lojës loja hapet më shumë. Djajtë e kuq e kërkojnë me ngulm golin. Runi nuk arrin të shënoj në rastet e krijuara, ndërsa Chelsea vazhdon të sulmojë me anë të kundërsulmit.Murinjo largon nga loja De Bruyne, duke hedhur në fushë më në fund një sulmues të vërtet pasi skuadra e tij në fushë ishte pas një sulmues të pastër. Blutë me të janë më të rrezikshëm, por Vidiç dhe Ferdinand lejojnë shumë pak hapësira në zonën e tyre.Deri në fund të ndeshjes nuk do të ketë më raste të tjera. Moyes ende nuk ka arritur fitoren e parë ndaj Murinjos, ndërsa Chelsea merr për momentin kryesimin e Premier League me 7 pikë pas 3 ndeshjeve, ndërsa Manchester United ka 4 pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara.