Wenger akuzon mediat angleze
Arsene Wenger është i tensionuar nga reagimi i tifozëve dhe mediave në Angli. Tekniku francez u kritikua nga tifozët e Arsenalit pas humbjes në javën e parë të Premier League nga Aston Villa (3:1) në stadiumin "Emirates".Kjo humbje u shoqërua me disa incidente të tifozëve të inatosur që kërkonin largimin e Wengerit, i cili tashmë tetë vjet nuk ka fituar asnjë trofe. Wenger i heshti të gjitha kritikat me dy fitore rresht. Mposhti Fenerbahçen në plejofin e Ligës së Kampionëve dhe skuadrën e Fulhamit në udhëtim në ndeshjen e javës së dytë të Premier Leagues. Ai insiston se atmosfera e keqe në veri të Londrës është për shkak se tifozët po flasin me emocione, pasi po lexojnë shumë artikuj negativë për Arsenalin."Këto reagime janë të tepërta. Ne e kemi humbur vetëm një ndeshje prej fillimit të muajit maj dhe për këtë arsye humbja nga Aston Villa ishte një shok. Po ashtu ishte edhe fillimi i edicionit. E di që nuk kemi fituar trofe prej tetë vjetësh, por po punojmë në këtë aspekt. Duhet ta tejkalojmë këtë dhe vetëm të luajmë futboll" - tha tekniku francez.Trajneri francez është në krye të Arsenalit prej muajit tetor të vitit 1996 dhe deri më tani ka refuzuar shumë oferta të majme të klubeve tjera, vetëm për të mbetur në Londër. Ai ka kontratë deri në fund të këtij edicioni. Krerët e Arsenalit kanë paralajmëruar rinovimin e kontratës, por tifozët përmes një peticioni kanë kërkuar që mos t'i rinovohet ajo."Në njërën anë kur njerëzit nuk janë besnikë, kritikohen. Ndërsa, në anën tjetër kur janë besnikë, të gjithë insistojnë se është tashmë një kohë të gjatë. Nuk po e kuptoj këtë atmosferë negative", shtoi Wenger.Ai tha se tifozët kur gabojnë kërkojnë falje, ndërsa kur humb Arsenali në një ndeshje po e fajësojnë atë. Ai paralajmëroi se në të ardhmen nuk do të lejojë një sjellje të tillë të tifozëve të Arsenalit. Ndërsa, sa u përket përforcimeve Wenger bëri të ditur se është në kërkim të lojtarëve me kualitet. Në listën e tij janë Karim Benzema, Angel Di Maria dhe Yohan Cabaye.