Manchester City sërish në merkato
Manchester City do të detyrohet edhe njëherë të hidhet në merkato pas humbjes shokuese 3:2 nga skuadra debutuese në Premier League, Cardiff City. Skuadra e Pelegrinit ka nevojë për lojtarë cilësorë, të cilët do të mbulojnë me sukses mungesën e titullarëve, qendërmbrojtësve Vincent Kompany e Matija Nastasiç. Pasi shpenzuan 104 milionë euro gjatë kësaj vere në repartin sulmues me lojtarët si Jesus Navas, Fernandinho, Alvaro Negredo e Stevan Jovetiç, te City nuk janë të kënaqur me repartin e mbrojtjes. Problemet në mbrojtje u vërejtën të dielën në Uells, në ndeshjen e javës së dytë të Premier Leagues kundër skuadrës së Cardiffit.City e humbi belgun Kompany në ndeshjen e parë me Newcastlen, ndërsa Nastasiç është i dëmtuar. Trajneri Manuel Pellegrini refuzoi të fajësojë Joleon Lescottin, mbrojtësin anglez që edicionin e shkuar e humbi vendin e titullarit ndaj Nastasiç si dhe Javi Garcian, mesfushorin e transformuar në qendërmbrojtës. Kundër Cardiffit në qendër të mbrojtjes ishin Lescott e Garcia, ndërsa Pellegrini tha se humbja nga Cardiffi është përgjegjësi kolektive dhe jo individuale."Ne humbëm për shkak se nuk ishim të përqendruar. Do të punojmë gjatë kësaj jave për t'i përmirësuar gabimet. Nuk kam pritur të mposhtemi", tha Pellegrini.Para ndeshjes me Cardiffin, Pellegrini deklaroi se nuk ka nevojë të transferojë mbrojtës në ekip, por duket se pas humbjes kiliani ka ndërruar mendje. Kompany pritet të mungojë edhe kundër Manchester Unitedit (22 shtator), ndërsa Nastasiç sapo ka filluar stërvitjet."Nuk e di, më duhet të shoh. Nuk jam i sigurt ende, por ka gjasa që të lëvizim sërish në merkato", shtoi ai.City ka mungesë në mbrojtje për shkak se i lënduar është edhe Richards, ndërsa Kolo Toure gjatë kësaj vere u largua si futbollist i lirë në drejtim të Liverpoolit. Drejtuesit e City-it janë shprehur qartë se kërkojë trofe.Në edicionin e shkuar nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini, mbrojtja e Cityt pësoi 34 gola në 38 ndeshje të zhvilluara në Premier League.