Bajerni triumfon, shkëlqen Ribery

Bajerni i Mynihut ka arritur të kapërcejë edhe pengesën Nurenburg në derbin e Bavarisë. Në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena fituan pastër 2-0 në shifra, por jo kaq lehtë në lojë pasi skuadra e Guardiolës hasi shumë vështirësi në gjetjen e golit. Xherdan Shaqiri e nisi ndeshjen nga stoli, kurse Maro Gotze luajti ndeshjen e parë me Bajernin.Skuadra e Gurdiolës dominoi të gjithë ndeshjen, duke krijuar raste të shumta, por Shafer ishte në lartësinë e duhur duke mos lejuar gol në portën e tij. Në minutën e 33-të bavarezët fitojnë një penallti që humbet nga Alaba, ndërsa Shafer tregohet shpëtimtar i vërtetë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë Bajerni u hodh e gjitha në kërkim të golit, Madzukiç dhe Gotze ishin kërcënues të vazhdueshëm.Në minutën e 69-të erdhi edhe goli i shumë pritur. Lahm dha një krosim në zonë që u shfrytëzua mjaft mirë nga Riberi për të realizuar golin e avantazhit. Allianz Arena është në festë, ndërsa pas 9 minutash Roben mendon të realizojë edhe golin e dytë.Me fitoren e tretë pas tri ndeshjeve Bayerni gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, por me golaverazh më të dobët sesa Dortmundi që me pikë të njëjta merr vendin e parë të tabelës në Bundesliga.Në takimet e tjera Bajern Leverkusen fitoi 4-2 ndaj Mynshegladbah me gola të Kisling, dy herë Sidnei Sam dhe Gozalo Kastro. Për miqtë shënuan Strenzel dhe Arang,o që barazuan përkohësisht rezultatin në 2-2.Shalke humbi ndaj Hanover 1-2 jashtë fushës. Kartoni i kuq i Howedes në minutën e 14-të i dha një tjetër rrjedh ndeshjes. Husti dhe Diuf shënuan dy golat për vendasit, ndërsa Zalai shënoi golin e vetëm për miqtë.