Agon Mehmeti debuton me gol, feston me shqiponjën

Sulmuesi shqiptar Agon Mehmeti ka debutuar me gol në kampionatin portugez. 24-vjeçari që së shpejti pritet të veshë fanellën e Kombëtares Shqiptare, ka shënuar golin e vetëm në minutën e 15-të takimit dhe të fitores për skuadrën e tij Olhanense ndaj Fereira, nga ku më pas ka bërë edhe festimin e golit me shqiponjë si zakonisht.Mehmeti disa javë më parë u huazua nga skuadra e Palermos drejt Portugalisë. Ai kohë më parë është pajisur edhe me pasaportë shqiptare dhe është i pëlqyeri i trajnerit Xhani De Biazi për tu afruar në Kombëtare. Tani FSHF-ja ka bërë kërkesën në FIFA për të dhënë lejen që Mehmeti të mbrojë ngjyrat kuq e zi, sepse ai më parë ka luajtur për ekipin shpresa të Suedisë.