Berisha nuk ndalet, shënon tre gola

Besart Berisha ka shënuar hat-trick në fitoren e skuadrës së tij Brisbane Roar në fazën përgatitore që po zhvillon kjo skuadër.Berisha dhe Brisbane Roar zvilluan një ndeshje miqësore kundër Melbourne Hearts, të cilën e fituan me rezultatin 3:0.Golin e parë Besarti e shënoi pas vetëm 16 sekonda lojë, duke shënuar kështu një rekord të rëndësishëm në futbollin australian. Në një deklaratë pas ndeshjes për mediat australiane Besart Berisha tha:"Jemi të gatshëm të marrim titullin e kampionit që na takon. Jemi vërtetë të uritur për tituj. Më vjen mirë që edhe shokët e ekipit treguan lojë të mirë", përfundoi Berisha.Kampionati australian i futbollit, A-League fillon në tetor, kurse Roar ndeshjen e parë e luajnë në Wellington më 12 tetor, ku Besart Berisha pritet edhe këtë edicion të jetë lider në sulmin e skuadrës së tij.