Barcelona fiton, por pa spektakël
Barcelona fiton, por nuk dhuron spektakël. Mungesa e Leonel Messit duket se kushtëzon edhe lojën e skuadrës së Tata Martinos që shënon vetëm një gol ndaj Malagas në udhëtim në Estadio La Rosaleda, të vlefshme për javën e dytë të La Ligas.Bluagranët pa Messin e dëmtuar në Superkup ndaj Atletiko Madrid janë si të përgjumur në 30 minutat e para. Katalanasit shënojnë golin në fundin e pjesës së arë. Aleksis Sançez dha një top për Adrianon, i cili goditi mirë për të mos i dhënë asnjë shpresë portierit Kabaljeri.Në fraksionin e dytë të lojës, miqtë u përpoqën të krijojnë disa raste të pastra, ndërsa Pike godet e shtyllën pas një goditje të lirë të Ksavit. Edhe pse ishte menduar që do të luante nga minuta e parë, ylli Neymar hyri në fushë në minutën e 63-të duke zëvendësuar Pedron. Braziliani nuk arriti të zhvillojë një takim të mirë. Duke pasur parasysh fitoren e parë 7-0 ndaj Levantes, fitorja radhës mund të quhet si e zbehtë.Atletico Madridi ka regjistruar fitore prej 5-0 përballë Rayo Vallecanos në Estadio Vicente Calderon. Rezultatin e zhbllokoi Raul Garcia, pas harkimit të Gabit (18'). Shumë shpejt, Diego Costa e dyfishoi epërsinë me ndihmën e Turan (20'). Arda Turan e largoi dyshimin për fituesin e kësaj sfide duke shënuar golin e tretë të vendasve, ndërsa Costa ia ktheu favorin (35'). Kryeqytetasit shënuan edhe dy herë në fraksionin e dytë. Tiago shënoi me kokë falë harkimit të Turan (53'), ndërsa Raul Garcia realizoi edhe golin e dytë personal (90').Pas dy javëve të para, Barcelona merr kreun e La Ligas me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Athletic Bilbao Villarreal dhe Atletiko madrid.