Superliga, Kukësi përfaqësim me 3 ekipe

Ekipet e U-17 dhe U-19 të Futboll Klub Kukësit do të marrin pjesë në superligë, në sezonin e ri futbollistik që do startojë së shpejti, për herë të parë që nga krijimi i këtyre ekipeve.Këtë e ka bërë të ditur kreu i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, i cili është shprehur se Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë dritën jeshile për pjesëmarrjen e këtyre dy ekipeve në kadegorinë superiore.Kjo ka ardhur, sipas tij, pas performancës së treguar nga këto dy ekipe, në ndeshjet e zhvilluara, por edhe terreneve sportive në të cilat stërviten futbollistët.Vetë trajneri i njerit prej ekipeve thotë se kjo është një arritje e madhe për futbollistët e U17 dhe U19, duke qenë se ata po tregojnë një seriozitet dhe përkushtim në stërvitje por edhe në ndeshjet e zhvilluara, gjatë sezonit të kaluar, në të cilat janë paraqitur mjaft mirë në cdo duel.Kjo është hera e parë që ekipet e të rinjve marrin pjesë në kadegorinë superiore të sportit shqiptar, pas ngritjes që bëri ekipi i të rriturve, ngritje që ka arritur deri në Europa Ligë.