Fitojnë Lacio, Roma dhe Napoli

Napoli e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serinë A, duke arritur një fitore të thellë ndaj skaudrës së Bolonjës. Në takimin e zhvilluar në San Paolo skuadra e Maxarrit nuk e pati të vështirë të sigurojë tre pikë të plota. Pas shumë tentativazh goli i parë vjen nga Jose Kalejon. Kur dukej se gjithçka ishte e mbyllur për pjesën e parë, Zuniga mendon ti japë një asisit për Hamshik që shënon edhe golin e dytë, duke e dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes me një avantazh të dyfishtë.Në fraksionin e dytë të lojës Bolonja nuk ka fuqi reagimi, ndërsa Napoli shënon edhe golin e tretë me anë të Hamshik që merr një tjetër assist, por këtë herë nga Goran Pandev.Roma dhe Lacio kanë regjistruar fitore në takimet e tyre të para. Verdhekuqtë fituan me rezultatin 2-0 ndaj Livornos, ndërsa bardhekaltrit mundën 2-1 në Olimpiko Udinezen.Skuadra e Petkoviç realizoi golin e parë në minutën e 13-të, ku pas një asisti të Kloses, është Antonio Candreva që mendon të zhbllokojë sfidën. Udineze reagon, por vetëm në pjesën e dytë duke barazuar me anë të Luis Muriel. Roma nga ana tjetër ka shënuar dy gola në pjesën e dytë për të rëmbyer tre pikët e para në Serinë A.I pari që realizon është Daniele De Rosi, ndërsa Florenzi në minutën e 68-të i jep fitoren ekipit të tij. Françesko Toti ishte asistmeni në golin e pare, ndërsa te i dyti ishte Kastan. Sot do të luhet takimi i fundit i javës së parë mes Fiorentinës dhe Katania. Skuadra e Montelës do të kërkojë fitoren e parë për ta nisur me hapin e kryesueses.