Toni mund i vetëm Milanin

E kush e tha që mosha është një problem në futboll? Për Luka Tonin kjo duket se nuk ka më kuptim. Edhe pse tashmë në moshën 36- vjeçare ai arrin të shënojë një dygolësh me një skuadër debutuese dhe ndaj një ekipi si Milan. Seria A e vitit 2013-2014 është hapur me humbjen e kuqezinjve ndaj Veronës. Goli i Polit është shuar nga dy gola të Tonit.Ky sezon në Serinë A nisi menjëherë me zhurmë. Në qiell u lëshuan fishekzjarret e para. Ata nuk janë kuqezinj, por të verdha dhe blu. Milani është detyruar të humbasë pas 23 vjetësh ndaj Veronës në takimin hapës.Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Alegrit që është më e qartë dhe rrezikon më shumë portën kundërshtare. Goli i parë vjen në minutën e 14-të, ku pas një topi të dhuruar nga Baloteli, Poli e kontrollon bukur topin, shmang dy mbrojtës me elegancë dhe dërgon topin në cepin e portierit duke mos i dhënë asnjë shans. Milani kryeson, po shfaq probleme të shumta që në pjesën e parë kur Montolivo humbet dy topa dhe i dhuron vendasve mundësinë për të sulmuar rrezikshëm në kundërsulm. Luka Toni në minutën e 30-të harrohet në zonë nga mbrojtësit e Milanit, duke shënuar edhe golin e barazimit.Milani provon të reagojë, ndërsa Verona mbrohet mirë dhe kundërsulmon gjithmonë rrezikshëm. Në pjesën e dytë pas vetëm 8 minutash vjen edhe goli i fitores nga ish-kampioni i botës, Luka Toni, duke rezlizuar një tjetër gol me koke dhe duke mos i dhënë asnjë shans Abiatit. Ra në sy një lojë e shkëlqyer e tre lojtarëve të Veronës.Xhorxhinjos me një teknik për tu pasur zili, Jankoviç shumë punëtor në mesin e fushës, ndërsa Romulo një motor i vërtetë duke bërë kilometra të tëra dhe duke vënë i vetëm në vështirësi Milanin. Sfida e Parë mbyllet si mos më keq për kuqezinjtë dhe dëshmia e kësaj është fytyra e Balotelit në mbyllje të ndeshjes që qëndron i vetëm në mesin e fushës i dëshpëruar nga humbja.