Juventusi thyen tabunë Sampdoria

Juventusi ka thyer më në fund tabunë Sampdoria, duke e nisur sezonine ri me nje fitore 1-0 nën synimin për të ftuar titullin e tretë radhazi. Nën një shi të rrëmbyeshëm në Marasi bardhezinjtë arrijnë ti falen numrit 10-të, Carlito Tevez që realizon goin e vetëm të takimit.Vetëm një vit pas dy humbjesh shokuese ndaj skuadrës së ekspertit Delio Rosi, Conte arrin më në fund të fitojë edhe përballë tij në një sfidë që pati jo pak vështirësi. Shiu i rrëmbyeshëm që e shoqëroi ndeshjen dhe një vendosje shumë mirë në mbrojtje e kundërshtarit, ishin dy faktorët që ndikuan në arritjen e golit për kampionët e Italisë.Juventusi e nis më mirë ndeshjen, ndërsa Pirlo lëshon silurën e parë për të paralajmëruar kundërshtarin. Në minutën e 20-të Asamoah gjendet i pa markuar në zonë, godet me kokë por portieri i Sampdorias është i gatshëm, duke dërguar topin jashtë. Sampdoria nuk del dot, ndërsa Gabiadini dhe Eder mundohet të shqetësojnë mbrojtjen juventine. Pjesa e parë mbyllet e bardhë pa gola.Në pjesën e dytë Conte i tërbuar hedh në fushë të njëjtët futbollistë, por me një ritëm tjetër. Vuçiniç dhe Lishtejner kërcënohen menjëherë nga strategu bardhezi , duke nxjerrë në stërvitje Jorenten dhe Islën. Një taktik e vjetër kjo e teknikut bardhezi që kur lojtarët nuk luajnë mire, i kërcënon me largim nga fusha.Reagimi vjen menjëherë dhe Juventusi shënon golin e avatazhit falë një kombinimi të bukur mes Vuçiniç, Vidal, Pogbas dhe në fund finalizmit të Tevez që e ka të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë. Sampdoaria tenton të kundërpërgjigjet, ndërsa Juventusi kërkon edhe golin e dytë por nuk e gjen atë deri në fund. Drithërimat vijnë kur vendasit shënojnë pas disa minutash, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.Në fund Kastelini merr karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Lishtejner. Juventus me këtë fitore u ka dhënë një sinjal të qartë kundërshtarëve se do te jetë pretendenti kryesor për titull.