Premier League, ndalet Siti, fiton Totenham, Livepul dhe Arsenali

Arsenali më në fund ka arritur të fitojë edhe në Premer League. Skuadra e Wenger mundi 3-1 Fulhamin. Goli i parë vjen menjëherë për topçinjtë që kalojnë në avantazh nmë minutën e 14-të, Oliver Xhiroud është në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë pas një goditje të Remsejt. Më pas vendasit reagojnë duke luajtur më mire, por nuk mundën të realizojnë golin e barazimit. Shçezni është në lartësinë e duhur, ndërsa Luka Podolski mendon të realizojë edhe golin e dytë në minutën e 41-të.Në fraksionin e dytë të lojës Fulham e kërkon golin, por e gjen atë vetëm në portën e tij. Pas një kombinimi mes Santi Kazorlës dhe Lukas Podolskit Arsenali shënon edh golin e tretë. Golin e vetëm për Fulhamin e realizoi Darren Bent në minutën e 77-të, i cili e vendosi rezultatin përfundimtar për 3-1. Arsenali me këtë fitore ka tre pikë në vendin e nëntë.Machester Siti ka pësuar një humbje këtë javë ndaj Kardifit në fushën e kësaj të fundit. Skuadra e Pelegrini u mund 3-2 duke u befasuar. Miqtë e nisën më mirë ndeshjen, por nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, Edin Dzeko, gjen rrugën e rrjetës duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.Pas vetëm 8 minutash fillon edhe show i vendasve, të cilët shënojnë plotë tre gola. I pari që shënoi ishte Aron Ganerson, ndërsa Fraizer Kampbell realizon plot dy herë në minute e 79-të dhe 87-të. Siti mundohet të reagojë, por arrin vetëm të shënojë një gol me Alvaro Negredon në minutën e dytë shtesë.Totenhamit i ka mjaftuar vetëm një gol i Roberto Soldado nga 11-metërshi në minutën e 58-të, duke mposhtur Suansin në What Hart Lane. Totenham ka gjashtë pikë në dy ndeshje, ndërsa Siti vetëm 3 pikë.Liverpool e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mire, duke shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Aston Vilës. Skuadra e Brendon Roxhers zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Heroi i ndeshjes ishte sërish i riu Daniel Starrixh. Ish-lotari i Çelsit po tregohet vendimtar në këtë fillim sezoni pasi shënoi edhe në takimin e pare, në transfertën ndaj Fulhamit.